Transmetuar më 24-12-2022, 19:48

ITALI- Krim i rëndë në Itali. Ernesto Favara 63 vjeç, u arrestua me akuzën se vrau me thikë gruan e tij në Marinella di Selinunte, një fshat bregdetar i Castelvetrano, në provincën e Trapanit. Krimi ka ndodhur në shtëpinë e çiftit.

Ekipet e shpëtimit nuk mundën të mbanin në jetë gruan.

Viktima quhej Maria Amatuzzo dhe ishte 29 vjeçe. Karabinierët e Komandës Krahinor të Trapanit ndaluan bashkëshortin, i cili ndodhet në kazermë për t’u marrë në pyetje. Është një burrë shumë më i madh se ajo, ai është 63 vjeç. Vrasja u krye në shtëpinë e çiftit në via Cassiopea. Hipoteza më e akredituar nga hetuesit është ajo e krimit të pasionit. Burri kishte qenë xheloz për gruan e re. Çifti, sipas informacioneve të mbledhura nga fqinjët dhe të njohurit, kishte dy djem, binjakë, të cilët do t’i besohen një komuniteti.

Sipas asaj që rezultoi nga hetimet e para të kryera, duket se Maria e re ka tentuar t’i shpëtojë tërbimit vrastar të 63-vjeçarit, me të cilin jetonte prej rreth dhjetë vitesh, por burri e goditi pa i dhënë një shans të dytë. Të dy jetonin nga shitja e produkteve të peshkut. Ajo ishte me origjinë nga Palermo. Karabinierët po hetojnë për të zbardhur dinamikën e fakteve dhe motivin e krimit.