Transmetuar më 24-12-2022, 19:04

200 mijë euro ky është çmimi që do të marrë fituesi i “Big Brother Vip Kosova”.

E teksa gara është nxehur edhe brenda shtëpisë kanë filluar diskutimet e para rreth çmimit të madh.

Në një bisedë me banorët së fundmi Getinjo një nga personazhet më të spikatur brenda shtëpisë ka bërë një deklaratë shumë të fortë. Reperi është shprehur se nëse fiton 50 mijë euro do t’i ndajë me konkurrentët e tjerë të shtëpisë.

Gjithsesi është akoma herët për të parashikuar fituesin e “BBVK” dhe nëse rezulton të jetë Getinjo këtu jemi ne për të parë nëse do ta mbajë fjalën e dhënë.

Nga ana tjetër kujtojmë që reperi po përjeton një lidhje dashurie me Vivien brenda shtëpisë. Pas disa zënkave gjatë ditës së sotme çifti u pajtuan.

Po përse ata u zunë?

Arsyeja e zënkës së fundit ishte krevati që prej ditësh kanë fjetur së bashku. Getinjo i ka kërkuar Vivit të largohet nga shtrati i tij pasi nuk do të flejë më me të.

Ish-konkurrentja e “Love Story” nuk e ka pritur fare mirë këtë reagim të reperit, duke i thënë se nuk dëshiron të largohet. Kjo nuk është zënka e vetme midis dyshes.

Zënka e parë kujtojmë që nisi nga një shaka e Getinjos ndaj Vivien, e cila kërkoi ujë me vitamina. Në formë batute Getinjo i përmendi “vitaminën D”, por Vivieni e kishte gati një përgjigje të ashpër.

“S’kam nevojë, e gjej kur të dua vitaminën D, kam plot vitaminë D ku të dua”, i tha ajo. Kjo ndezi një diskutim mes tyre, ku Getinjoi fillimisht sqaroi se komenti i tij ishte në sensin e shakasë dhe se qëllimi i tij ishte vetëm ta bënte Vivienin të qeshë. Më tej ai it ha se nuk i pëlqeu aspak përgjigja e saj dhe se nuk ishte diçka që mund t’i thuhej atij.