Transmetuar më 24-12-2022, 14:27

“Të dashur miq, një vit i veçantë po mbyllet, i cili shënoi hapat tanë të parë në historinë e madhe të Milanit, së bashku me emocionin e madh të rikthimit te titulli në Serie A.

Një histori për të cilën secili prej jush vazhdon të kontribuojë me përfshirje të madhe dhe që unë nga ana tjetër ndihem i përkushtuar për të ushqyer aftësitë e plota të RedBird".

Kështu nis letra e urimit të Krishtlindjes nga Gerry Cardinale, drejtuar të gjithë strukturës kuqezi. “Rezultatet e shkëlqyera sportive dhe hapat e mëtejshëm përpara në qëndrueshmërinë e menaxhmentit të klubit na kanë treguar edhe një herë se sa larg mund të na çojë puna ekipore e të gjithëve së bashku.

Ne po vëmë zemrat tona mbi pengesat. Falë udhëzimeve të presidentit Scaroni, CEO së ri Giorgio Furlani, Paolo Maldinit dhe gjithë menaxhmentit, kombinuar me përkushtimin tuaj të vazhdueshëm, klubi ynë do të vazhdojë në trajektoren e tij për t’u rikthyer në majat e futbollit evropian.

Ju uroj Vitin e Ri, qetësi dhe gjithë të mirat e mundshme për festat e ardhshme. Përshëndes familjet tuaja dhe komunitetin e madh, të ngrohtë e të pabesueshëm të tifozëve të Milanit, në Itali dhe në mbarë botën. Forza Milan, gjithmonë! Gerry Cardinale".