Një tifoz i Argjentinës ka inicuar një peticion në internet, të titulluar "Franca, ndal së qari". Një nismë kjo për të kundërshtuar peticionin online të francezëve, që kërkojnë të riluhet finalja e Kupës së Botës 2022.
“Les Bleus” nuk e përjetuan mirë momentin kur panë kurorën e tyre të Kupës së Botës, të siguruar në Rusi më 2018 të kalonte tek “Seleccion” në “Katar 2022”. Fatkeqësisht për ta, “hat-trick” i superyllit Kylian Mbappe nuk bëri punë, sepse gabuan nga penalltitë.
Mbështetësit francezë kanë kërkuar që takimi me Argjentinën të riluhet, sepse disa nga stoli i amerikano-jugorëve ishte në fushë kur Lionel Messi shënoi në kohën shtesë për epërsinë 3-2, me rreth 200.000 nënshkrime të siguruara.
Nga “llogorja” e Albiceleste tani janë kundërpërgjigjur me një peticion të tyre, pas njoftimit se Franca ka paraqitur një ankesë zyrtare në lidhje me veprimet e Emiliano Martinezit gjatë festimeve të egra në Buenos Aires, me portierin e Aston Villa duke mbajtur një kukull me fytyrën e Mbappe në duar.
Peticioni i Argjentinës, i quajtur "Franca ndal së qari", kaloi më shumë se 65.000 nënshkrime brenda pak orësh, me Valentin Gomez, i cili ndau postimin në “change.org”, duke thënë:
"Që kur fituam finalen e Kupës së Botës , francezët nuk kanë reshtur së qari, duke u ankuar dhe mos pranuar që Argjentina është kampione e botës. Ky peticion synon që francezët të mos qajnë më dhe të pranojnë se Messi është lojtari më i mirë në histori, e ka Mbappe si djalin e tij”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd