Transmetuar më 24-12-2022, 10:01

Kolonjë- Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në Kolonjë, ku një 32-vjeçar ndërroi jetë pas problemeve me dhëmballën.

Prindërit e Genti Ihsaj nga fshati Kagjinas i Kolonjës, kanë rrëfyer momentet e fundit të të birit, që sipas tyre ndërroi jetë pas mjekimit që kishte marrë. Me lot në sy Dashamir dhe Shega Ihsaj tregojnë se 32-vjeçari nuk kishte pasur probleme shëndetësore më parë, vetëm ditët e fundit ankohej nga dhimbja e dhëmbit.

“Djali erdhi nga Erseka një ilaç me pluhur e kishte pirë në Erseka ndërsa 3 lloj me kokrra që i kishte marrë më pas i piu në shtëpi, erdhi nga ora 10 nga 10 e 30 i piu.

Atë pluhurin që piu në Ersekë ai e kish bërë shpellë, djersë.

Ne dentisti vajti, ja kishte dhënë edhe recetën, Lenci (dentisti) i kishte dhënë recetë dhe pastaj djali vajti në farmaci dhe i mori.

Kishte shqetësime nga dhëmballa dhe koka thoshte më dhemb shumë, ishte bunavitur edhe nga gusha.

Sa erdhi zbriti nga makina dhe e ndërruan se ishte bërë ujë në djersë.

Kur erdha unë nga lopët që ishte ora 15 e 30 ,16:00 djali po rrinte në ballkon dhe më foli, hë me mami mbarove andej, mbarove me lopën?

Sa hoqa çorapet i hodha dhe bukë qenit, as 5 min nuk qëndrova jashtë, kur hyra në kuzhinë unë djali ishte shtrirë aty.

Thirr unë o Genti, o Genti e fërkova nga duart, ishte bërë akull djali nga duart, as mu përgjigj asgjë pastaj ngrita kujën dola u thirra komshinjve aty ta merrnin djalin ta shpinin në Ersekë se thashë mbase nuk është aq keq.

Lajmëruan nja dy djem ambulancën, e nxorën me makinë dhe rrugës e kishin gjetur ambulancën.

Lindi djali qëkur ishte fëmijë dhe derisa u bë 35 vjet djalë, nuk ishte shtruar një herë në spital, s’kishte bërë asnjë gjilpërë në trup, nuk ankohej për gjë edhe gripërat atë rrallë e zinin.

Djali të mërkurën ishte edhe në punë, por nuk e kishte kaq saç e kishte dje të ënjtur, ne i thoshim ik në Ersekë mos hajde në shpi, shko vizitohu.

Ne kërkojmë të zbardhet e drejta e djalit”, tha nëna e 32-vjeçarit.