Transmetuar më 24-12-2022, 09:46

Një histori e pabesueshme vjen nga Argjentina. Gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Kroacisë në gjysmëfinalen e Botërorit të Katarit, krimineli famëkeq Roberto Jose Carmona u arratis nga rojet dhe shkaktoi një tragjedi të re. Krimineli 60-vjeçar, me nofkën “La Hiena Humana”, u dënua disa herë, ndërsa përfundimisht u dënua me burgim të përjetshëm.

Për disa arsye që nuk specifikohen ende në media, Carmona mori leje për të vizituar të dashurën e tij në Las Violetas, ndërsa disa gardianë qëndronin jashtë shtëpisë për t’u siguruar se nuk do të arratisej. Por ky plan sigurie dështojë në momentin kur filloj ndeshja mes Argjentinë dhe Kroacisë. Teksa gardianët nisën të shihnin këtë ndeshje, Carmona arriti tu shpëtonte.

Edhe pse ruhej nga gjashtë roje të burgut Chaco, Carmona përfitoi nga magjepsja e tyre për Messin dhe një moment pakujdesie. Në minutën e 15-të të ndeshjes, Carmona u tha atyre se duhej të shkonte në tualet, kështu që thjesht doli nga dera kryesore e shtëpisë. Pas kësaj ka hipur në një taksi dhe ka vrarë shoferin, të cilin e ka goditur disa herë me thikë. Ai vazhdoi dhe plagosi dy persona të tjerë përpara se të arrestohej përsëri.