DURRËS- Aksident tragjik në Durrës.
Bardhyl Beqiri, 50 vjeç, punonjës i ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit në një hotel, ka ndërruar jetë pasi është përplasur nga një makinë që i ka ardhur nga autostrada.
50-vjeçari ka qenë në shërbim duke tërhequr kazanët e plehrave në kamion, kur gjatë orëve të para të mëngjesit është përplasur për vdekje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, kur 18-vjeçari Brajan Hoxha ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli te “Shkëmbi i Kavajës”, në anë të rrugës dytësore Plepa-Kavajë.
Të plagosura kanë mbetur dhe dy vajza që ishin pasagjere në makinë. 20-vjeçaret me incialet F. D. dhe L. P. po marrim mjekim në spitalin e Durrësit, ndërsa Brajan Hoxha është shoqëruar nga Policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd