Transmetuar më 24-12-2022, 07:26

RUMANI- Autoritetet rumune po përpiqen të hedhin dritë mbi shkaqet e aksidentit tragjik me autobusin grek në Bukuresht. Aksidenti tragjik la të vdekur një burrë rreth të 50-tave – identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur – e një grua 30-vjeçare u intubua, ndërsa 23 pasagjerë të tjerë në autobus u plagosën. Identifikimi i të ndjerit është vonuar pasi atij nuk iu gjet asnjë dokument udhëtimi, vetëm një kartë krediti e cila nuk dihet nëse mbante emrin e tij.

Hetimet për aksidentin

“Çelësi” i hetimeve pritet të jetë deklarata e drejtuesit të mjetit. Megjithatë, sipas informacioneve përkatëse nga Bukureshti, shoferi është në gjendje shoku dhe nuk mund të flasë zyrtarisht me policinë që po heton rastin. Shoferi, shtetas i huaj, menjëherë pas aksidentit, ai dyshohet se u ka thënë policëve të cilët kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje se ai po shkonte drejt Pallatit të Parlamentit dhe Google Maps sugjeroi itinerarin përmes nënkalimit Unirii. Fillimisht u raportua se mund të ketë pasur konfuzion për shkak të sistemit GPS dhe se drejtuesi i autobusit ka marrë rrugën e gabuar, duke zgjedhur një rrugë që nuk shërbehet me autobusë.

Megjithatë, aksidenti ka të ngjarë të ketë ndodhur për shkak të një gabimi në prodhim. Në mënyrë të veçantë u përmend se punimet e rikonstruksionit të tunelit përfunduan në shtator, por menjëherë pas kësaj u shtrua asfalti, duke rezultuar në uljen e dukshme të lartësisë.

Të njëjtët ekspertë madje thanë se tuneli, i cili ka pasur shtatë aksidente të tjera – të ngjashme me fatalin- nuk i plotëson standardet ndërkombëtare të sigurisë dhe kjo duhet të ishte njoftuar në hartat elektronike dhe të gjithë shoferëve profesionistë shumë kohë përpara.