Transmetuar më 23-12-2022, 22:59

Mbappe ishte një nga emrat më të komentuar këtë Botëror, por futbollisti francez është shumë i komentuar edhe për jetën private. Së fundmi, po përflitet se ai është lidhur me modelen Rose Bertram ndërkohë që nuk kanë munguar thashethemet edhe për një lidhje me modelen transgjinore Ines Rau.

Është ende e paqartë se me kë është në të vërtetë Mbappe megjithatë le të ndalemi tek Rose.

Rose Bertram, 28 vjeç ka lindur në Kortrijk, Belgjikë. Ajo është 4 vite më e madhe se futbollisti. Gjatësia e saj prej 1.70cm u konsiderua si shumë e shkurtër për një karrierë modelimi në Belgjikë. Kështu kur mbushi 18 vjeç, ajo udhëtoi për në SHBA. Atje ajo nënshkroi me agjenci modelingu dhe karriera i shkoi për mirë.

Mbappe thuhet se u takua me modelen gjatë një eventi mode që u mbajt në Paris.