Transmetuar më 23-12-2022, 22:30

Ka shpërthyer protesta në Paris pas ngjarjes së rëndë ku një person vrau 3 të tjerë me armë zjarri. Protestuesit mësynë në rrugë dhe dogjën makina e u përplasën me policinë.

Nga përleshjet, mbetën të plagosur 5 efektivë policie. Pamjet grafike nga zona përreth Qendrës Kulturore Kurde Ahmet-Kaya tregojnë oficerët duke tërhequr zvarrë kolegët e tyre nga trazirat.

Shtetasi William M. qëlloi me armë zjarri ndaj një grupi qytetarësh në zonën e Gare du Nord, duke lënë të vdekur një grua dhe dy burra.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë. Një pearson ndërhyri për t’i hequr pistoletën autorit të ngjarjes.

Presidenti Emmanuel Macron tha në një deklaratë këtë pasdite: “Kurdët e Francës kanë qenë objektivi i një sulmi të urryer në zemër të Parisit. Mendime për viktimat, për njerëzit që po luftojnë për të jetuar, për familjet dhe të dashurit e tyre.