Transmetuar më 23-12-2022, 20:01

Kolonjë- Ngjarje tragjike në Kolonjë. Ndërron jetë gjatë rrugës për në spital një 32-vjeçar nga Kagjinasi.

Sipas informacioneve, bëhet me dije se shtetasi Genti Isai, ka pasur shqetësime paraditen e sotme për dhimbje dhëmballe, ndërsa ka shkuar tek stomatologu dhe ka marrë recetën e qetësuesve.

Pas marrjes së mjekimeve në farmaci, ai është rikthyer në banesë. Pak orë më vonë, 32 vjeçari nuk është ndjerë mirë në banesë, dhe ka qenë babai i tij që ka lajmëruar ambulancën, ku gjatë transportimit për në spital, fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë.

Viktima ishte fëmijë i vetëm. Pritet të kryhet autopsia e viktimës për të zbuluar shkaqet e vdekjes./TCh