Transmetuar më 23-12-2022, 19:05

Shkodër- Aksident me motoçikletë me pasojë vdekjen në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:40 në fshatin Dajç.

M. R. 59 vjeç, banues në Suka Dajç, duke drejtuar motorçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motorçikletës, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.