Transmetuar më 23-12-2022, 17:33

Greqi- Policia greke ka bastisur burgun e Chanias në Kretë në orët e para të mëngjesit në një operacion sekret. Oficerë me përvojë, policë dhe qen droge kanë kontrolluar qelitë, ku qëndrojnë edhe shqiptarë që vuajnë dënimin e tyre.

Operacioni ka qenë aq i fshehtë sa nuk janë informuar paraprakisht as autoritetet e burgut. Oficerët kanë kontrolluar në 6 qeli me 13 të burgosur shqiptarë, mes tyre dhe qelia e liderit të përfolur të mafies shqiptare në Greqi, Klaudian Lekotsai.

“Gjithçka është bërë në shkallë konfidenciale”, theksoi një oficer për protothema.gr.

“Policia nuk ka sindroma fobike dhe ndërhyn në kohën dhe vendin që e gjykon të dobishme dhe të nevojshme. Në Burgjet e Chanias të Kretës ka vite që nuk ka ndodhur një ndërhyrje e tillë e policisë”, shtoi ai.

Për sendet dhe lëndët narkotike të gjetura dhe të konfiskuara në qeli, do të vijojë përditësim nga Komisariati.