Transmetuar më 23-12-2022, 14:19

Francë- Sulm me armë në Paris. Të paktën dy persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, pas një sulmi tronditës në kryeqytetin francez.

Sipas medieve të huaja, ngjarja ndodhur në Qendrën Kulturore Kurde Ahmet-Kaya, ku një burrë, rreth të 70-ave hapi zjarr ndaj turmës së njerëzve.

Policia e Parisit ka paralajmëruar se zona duhet “të shmanget” derisa të zhvillohet një hetim, edhe pse agresori është arrestuar. Ka dyshime se sulmi mund të përsëritet.

Ende nuk ka informacion për gjendjen e të plagosurve, teksa zona është përfshirë nga kaosi. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist. Rasti po hetohe nga autoritetet.