Transmetuar më 23-12-2022, 12:24

Tiranë- Vandalët shkallmojnë bustin e Mit’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Sikurse shihet nga pamjet, busti është thyer e rënë në tokë, ndërsa është shkatërruar edhe pallka e mermerit, cila duket qartë se është sulmuar.

Busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada.

Busti i Mit’hat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të atij viti./TCh

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd