Transmetuar më 23-12-2022, 12:09

Tiranë- Banorët e banesave pranë shkollës "Petro Nini Luarasi" po përplasen me forcat e policisë. Ata kundërshtojnë prishjen e banesave në rrugën "Margarita Tutulani". Në vendin e ngjarjes janë mbledhur dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit.

Bashkia ka nxjerrë një vendim se ky pallat është i pabanueshëm për shkak të tërmetit të rënë në vitin 2019 dhe duhet të prishet. Por banorët nuk janë aspak dakord me këtë vendim. Ata pretendojnë se Bashkia nuk u njeh dokumentacionet mbi pronësinë dhe se nuk kanë asnhë informacion mbi atë që i pret nëse dalin nga shtëpitë.

“Ne kemi dokumentet që në vitin ’45. Kjo është tokë e italianit, kanë qenë të italianit këto. Ne kërkojmë që të mbarojë gjyqi. Një vit më parë e nxorrën DS5, pallati ishte mirë. Ishte në parametra më të mira se një pallat i sapo ndërtuar. E rrëzoi bashkinë dhe institutin që kishte bërë ekspertizën. Na kanë thënë dilni jashtë, edhe rusi në Ukrainë nuk i trajton njerëzit kështu. Jemi shumë të idninjuar. Të dy djemtë m’i kanë marrë në polici sot. Dilni jahstë thonë, vetëm kaq, pa asnjë argument,”- thotë një nga banorët.

Banorja: Ka një Zot lart, duhet të dinë që ka një zot. Ta dinë, ato prona i marrshin tek varri, të na mbrojë shteti, ku është shteti.

Që në ’80 kemi këtu, ku është mbrojtja, le ta marrë moj nëse është pronar.

Më jep more një garsoniere të fus kokën. E blej dot shtëpinë unë me 200 mijë lekë që maee pension.

Fërkojnë barkun njerëzit kur na shohin, ka ardhur njëri këtu që pretendon se është pronar.

Më than a 5 milionë dhe dil jashtë, a është shteti prezent këtu? Çfarë mendojnë këta, se janë dy jevgj këtu dhe tre budallaçka këtu dhe na nxjerrin jashtë.

Ne kemi fuqi, kemi si nuk kemi. Unë do tu vë zjarrin gjërave e do digjem dhe vetë brenda.

Ku të shkoj, më jepni zgjidhje, ku të shkoj. Më jep një dhomë një kuzhinë, një aneks dhe të shkoj e të fle dhe unë.