Transmetuar më 23-12-2022, 11:15

Një 54-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë në afërsi të një gjimnazi në Mamurras.

Polica e Lezhës bën me dije se policia ka sekuestruar dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të gatshme për shitje.

Burime bëjnë me dije se e arrestuara është Marjana Gjini, banuese në Kurbin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.