Transmetuar më 23-12-2022, 10:19

Greqi- Një ngjarje e rëndë është zbuluar nga autoritetet greke në Athinë. Një grup prej tetë fëmijësh të moshës 15 vjeç kanë përdhunuar shokun e tyre të klasës në grup.

Grupi prej 8 adoleshentesh, për një muaj të tërë, abuzonin dhe përdhunonin bashkëmoshatarin e tyre.

Adoleshentët regjistronin me kamer momentin e abuzimit dhe përdhunimit, për ta treguar më pas te persona të tretë.

Përdhunimet u kryen në një shtëpi të braktisur në lagjen ku jetonin të miturit.

Pas zbulimit të rastit të rëndë paraditen e së mërkurës, mediat greke raportojnë se oficerët e policisë kanë arrestuar tetë të miturit.

Kontrollet e bëra në shtëpitë e tyre, u zbuluan sasi kanabisi që ata i konsumonin në grup, celularë dhe peshore preçize duke bërë të dyshohet se shfrytëzoheshin për shpërndarjen e drogës.

Ndaj të dhunuarit ka pasur presione të vazhdueshme psikologjike që ajo të mos rrëfente asgjë tek familjarët e saj.