Transmetuar më 23-12-2022, 10:00

Një 26 vjeçar nga Prrenjasi ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi dhunoi dhe kanosi me armë zjarri një shtetas për 3000 euro.

Shtetasi N. S akuzohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Në cilësinë e provës materiale, 26-vjeçarit iu sekuestruan automjeti që përdorte dhe 2 aparate celulare, ka njoftuar policia.

Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.