Transmetuar më 23-12-2022, 09:35

GREQI- Tronditëse në Greqi. Një 15-vjeçar është përdhunuar në grup nga shokët e tij të klasës, për një muaj rresht. Mediat greke shkruajnë se 15-vjeçari dyshohet se është përdhunuar në shtëpinë e tij në Athinë, nga gjashtë djem të mitur, nga 15 deri në 16 vjeç, të cilët janë arrestuar tashmë. Aktet dyshohet të jenë kryer të paktën nga fillimi i nëntorit 2022 deri në fillim të dhjetorit 2022.

Të miturit akuzohen si pjesë e një bande që ka kryer përdhunim, në bashkëpunim dhe në vazhdimësi, pornografi të të miturve, si dhe për shkelje të ligjeve për drogën dhe armët. Gjithashtu, në gjendje të lirë janë proceduar dhe dy të mitur të tjerë, që dyshohet të kenë pasur dijeni për ngjarjen e rëndë.

Nga kontrollet e kryera në banesat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar celularë, peshore, një pako me 5.12 gramë kanabis, një rende metalike me mbetje kanabisi si dhe sende të tjera.