
Humbja me penallti kundër Argjentinës ende i shqetëson francezët. Gjashtë ditë më vonë ende nuk janë zbutur polemikat për arbitrimin e finales ndaj amerikano-jugorëve.
"L’Equipe" kryqëzoi arbitrimin e gjyqtarit polak Szymon Marciniak, por ka nga ata që kanë promovuar një peticion për të riluajtur finalen.
Në vend që të merreshin me ekipin e tyre kombëtar, që u pa vetëm në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes finale dhe nganjëherë në kohën shtesë, francezët akuzuan arbitrin: "Ai është i shitur!"
Dhe për këtë, me një peticion të firmosur tashmë nga 200 mijë persona, tashmë në Francë kërkojnë që ndeshja finale me Argjentinën të përsëritet.
Kësaj i thonë të shohësh ëndrra me sy hapur, megjithatë le të shërbejë si një mënyrë për ta shfryrë zhgënjimin dita-ditës.