Transmetuar më 22-12-2022, 23:38

DROPULL- Vizita e kryeministrit grek në Dropull, Kyriakos Mitsotakis në Dropull përcolli këngë e valle greke në media, por një nga kamerat ka pikasur dhe një moment, neglizhencën ndaj simboleve kombëtare shqiptare. Ishte momenti kur kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij, Mitsotakis po flisnin para banorëve të zonës, kur kamerat pikasën dy flamujt e vendosur në godinën pas tyre.

Ajo që vihet re është se flamurit grek, dukshëm i është dhënë përparësi, ndërsa ai shqiptar është në një madhësi dhjetë herë më të vogël.

Vetë kreu i qeverisë është shprehur se është marrë me organizimin e pritjes.

“Sot kjo është dita jote i dashur Kyriakos e me shumë respekt e dashuri unë po bëj dhe në një farë mënyrë organizatorin e lëvizjeve të fotografive se është vërtet nder të të mikpresim këtu e fjala është për ty,”- tha Rama.

Por a e ka parë organizatori Rama këtë pamje? Kush mban përgjegjësi për këtë incident?