
SHBA- Kuzhinieri i famshëm në botë, Nusreti është përjashtuar nga Kupa e SHBA-së pas veprimeve të tij të bezdisshme në Kupën e Botës.
Shefi i viral Salt Bae, emri i vërtetë i të cilit është Nusret Gökçe, është përjashtuar nga turneu më i vjetër dhe më prestigjioz i futbollit në Amerikë.
Dje (e mërkurë, më 21 dhjetor), Kupa e Hapur e SHBA-së shkroi në Twitter: "Salt Bae është përjashtuar nga finalja e 2023 @opencup".
Kjo vjen pasi shefi i kuzhinës bëri bujë në finalen e Kupës së Botës.
Teksa Argjentina ishte duke festuar fitoren pasi mposhti Francën 4-2, “turku kriposës” arriti në një farë mënyre të hynte në fushë teksa lojtarët u panë duke festuar me familjet e tyre.
Salt Bae madje iu afrua njeriut të momentit, Lionel Messi, për një foto të shpejtë duke tërhequr nga shpatulla në mënyrë agresive.