Transmetuar më 22-12-2022, 20:52

TIRANË- Sherr i ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj. Në seancën e sotme parlamentare, Gazment Bardhi ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin se do të bëjë sesion të PS-së Kushtetuesen duke kërkuar që të vendosë Ardian Dvoranin si anëtarin e radhës. Sipas tij, drejtuesit e Ramës po kërkojnë vota për Dvoranin. Madje kanë angazhuar edhe mafiozë dhe oligarkë, duke përmendur Pëllumb Salillarin dhe Samir Manen. Në këtë moment, Rama nuk është përmbajtur dhe ka "shpërthyer" në ofendime ndaj Gazment Bardhit.

SHERRI I PLOTË NË KUVEND MES RAMËS DHE DEMOKRATËVE:

Bardhi: Nuk kemi asnjë shqetësim çfarë bëni ju me kandidaturën tonë me Avokatin e Popullit. As kemi lypur gjë, as po iu kërkojmë gjë. Sipas një traditë të PD, sollët një emër dhe ua votoj. Kjo traditë u vazhdua edhe në 2017. U votua me 84 vota, edhe në këtë rast ka zotim publik nga ana juaj se do të votoni kandidatin tonë. Ka pasur një proces konsultimi të kandidaturave. Grupi juaj ka përjashtuar 6/11 kandidatët që kemi propozuar. është e drejtë e PD që të sillte emër. Nuk ndahen kandidatët në të PD dhe PS. Kandidatura që kemi sjellë nuk ka qenë në listën e të përjashtuarve. Megjithatë është e drejta juaj. Nuk iu imponojmë kandidatë dhe nuk u ankua askush. U ankuam për tentativën që të ktheni GJK në degën tuaj. Po ta përsëris, ndoshta e kanë bërë pa dijeninë tënde, por drejtuesit më të lartë të PS jo vetëm që kanë kërkuar votë për Dvoranin. Kanë angazhuar oligarkë dhe mafiozë. Zamir Manen psh. Salillarin. Ja po ta jap shembullin. Mos u nevrikos.

Rama: Më jep shembull ku person është influencuar nga filani.

Bardhi: Cilët janë mafiozë? I le oligarkët, po fokusohesh tek mafiozët. Jep llogari pse ke angazhuar oligarkët.

Rama: Më jep emër

Bardhi: Ja të çohet ky personi

Rama: Je një çetë shpifësish, i kam çuar unë se e ke bindjen ti. Për ta kthyer GJK në seksion të PS.

Felaj: Boll tani

Bardhi: Ti i ke çuar

Rama: Palaço

Bardhi: Palaço je ti

Felaj: Mos e kërkoni rregulloren, por vetëpërmbahuni. Mos flisni nga vendi. Ju lutem, keni arritur në pikën që do iu hiqet e drejta e fjalës.

Rama: Cilën qetësi? Cilën qetësi humba? Kollaj është t’i thuash tjetrit mafioz. Nxirre një provë. Për kë emër të përgjigjem. Për cilën emër të të përgjigjem o palaço. Je një legen dhe mafioz. Je në gjendje që t’ja kthesh fytyrën dhe zërin një cirku. Nuk ke turp nuk ke. Ç’qetësi të ruaj? S’jam si ti që të ruaj qetësinë kur më thonë gjëra të pavërteta. Ik ore palaço. Je një palaço cirku. Ik more.

*Bardhi flet pa mikrofon dhe nuk dëgjohet

Rama: Ik more…pis! Ça ke ti? Ça ke?!

Felaj: Kolegë rifillojmë seancën

Rama: Palaço. Ik andej. Ik ore zagar…

Felaj: Zonja Vokshi mos ndërhyni.

Bardhi: Mafioz je, o mafioz. Mafioz je.

Rama: Palaço. Jeni dhe.. Po ti ça ke? Më duhet t’ja shpjegoj fëmijëve të mi kuptimin. Ai është palaço, prandaj them. Palaço. Ik ore.

Ermonela Felaj: Sekretariati të bëjë procedurat, në baze të nenit 65 të përjashtojë nga seanca plenare zotin Bardhi. Patjetër zonja Vokshi mos u shqetësoni, edhe ju shumë herë jeni bërë pjesë e konfliktit.

Gazment Bardhi: Mafioz

Edi Rama: Palaço

Ermonela Felaj:Lini sallën

Gazment Bardhi: Mafioz

Edi Rama: Palaço

Gazment Bardhi: Mafioz

Edi Rama: Palaço

Ermonela Felaj: Boll tani, lini sallën se e tepruat.