Transmetuar më 22-12-2022, 20:41

Tiranë- Ky është një kujtim i largët i mësueseve, pasi për të dhjetin vit stafet pedagogjike nuk do të marrin shpërblimin e festave dhe shpresat i kanë të pakta për vlerësimin financiar të punës së tyre.

“Pse nuk ka shpërblim? Sepse nuk ka buxhet! Nuk mjafton as për rroga të kënaqshme, as për kushte të mira pune. Çfarë shpërblimi? Kur mësuesit në disa zyra vendore arsimore nuk kanë marr ende lekët e transportit!”- Isa Halilaj

Ndryshe nga mësuesit që ndihen të pamotivuar ekonomikisht dhe në vështirësi për të përballuar jetesën që sa vjen e shtrenjtohet, ministrja e arsimit Evis Kushi shqetësohet për ta që nuk vlerësohen mjaftueshëm nga shoqëria.

“Sa shumë pret shoqëria prej jush, ne nuk mundemi dot asnjëherë t’jua shpërblejmë këtë kontribut. Këtu nuk e kam fjalën për shpërblim monetar, më shumë e kam fjalën për mirënjohjen publike”.-tha Evis Kushi.

Sindikata e Pavarur e arsimit mendon se figura e mësuesit do të ketë respektin që meriton, nëse shikohet si prioritet nga qeveria.

Mësuesit janë me kredi, me qira, kanë probleme ekonomike dhe nuk shpërblehen për punën e tyre, mjafton t’ju jap një shembull konkret: gjatë pandemisë ata nuk u rimbursuan për internetin që punuan në kushte të vështira edhe kur ishin vetë të sëmurë”

Isa Halilaj, zv presidenti I sindikatës shprehet se kërkesat e tyre të vazhdueshme për shpërblimin financiar të mësuesve kanë rënë në vesh të shurdhër dhe nuk janë marr parasysh./TCh