Transmetuar më 22-12-2022, 20:17

Tiranë- Një sherr mes policësh është regjistruar në Tiranë. Një efektiv i repartit "Shqiponja" ka goditur me grusht një efektiv të "Rrugores".

Përleshja ka ndodhur në afërsi të shkollës Sami Frashëri, më konkretisht në "Rrugën e Barrikadave".

Punonjësi i forcave "Shqiponja" me iniciale Y.D po lëvizte më një automjet, kur punonjësi i qarkullimit i ka bërë me shenjë të ndalojë.

Efektivi nuk i është bindur në fillim urdhërit, por më pas ka ndaluar dhe ka goditur me grusht efektivin e Rrugores.

Pas sherrit, punonjësi i Shqiponjave është larguar dhe ende nuk është arrestuar, ndërsa pritet një denoncim në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore.

Ky është sherri i dytë brend apak orësh mes policëve.

Një i ngjashëm ndodhi edhe në Elbasan dhe Policia e Shtetit vendosi pezullimin e tyre nga detyra dhe nisjen e hetimeve.