Transmetuar më 22-12-2022, 19:07

KATAR – Fundi i botërorit ‘Katar 2022’ ishte edhe fundi për mjaft trajnerë në krye të kombëtareve.

Pas polakut Czeslaw Michniewicz, janë njëmbëdhjetë trajnerë që ishin në Katar dhe u larguan nga postet përkatëse pas Kupës së Botës.

Fernando Santos (Portugali): Përfundoi ciklin tetëvjeçar në krye të kombëtares që çoi në pushtimin historik të Euro 2016. Luzitanët fituan gjithashtu edhe një Nations League. Ai thotë lamtumirë pasi u eliminua në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar, pavarësisht se ka edhe dy vite kontratë me FPF-në.

Czeslaw Michniewicz (Poloni): U bashkua në janar 2022 për të zëvendësuar Paulo Sousan, eliminoi Suedinë në ‘play-off’-et kualifikuese të Kupës së Botës dhe udhëhoqi Poloninë në raundin e 16-të, për herë të parë pas 36 vitesh. Nuk ka rinovuar kontratën që është e vlefshme deri më 31 dhjetor.

Tite (Brazil): Ai vetë njoftoi, para Kupës së Botës, se do të largohej pas Botërorit në Katar. Prandaj erdhi edhe njoftimi i menjëhershëm pas disfatës ndaj Kroacisë. Ai kaloi gjashtë vjet në detyrë, duke zëvendësuar Dungën.

Paulo Bento (Koreja e Jugut): Ai njoftoi largimin e tij menjëherë pas disfatës ndaj Brazilit në raundin e 16-të (1-4). Bento qëndroi katër vjet përpara kombëtares aziatike, aq sa vite ishte nënshkruar në kontratën e tij.

Tata Martino (Meksikë): Njoftoi largimin e tij nga detyra, pasi përfundoi ndeshjen kundër Arabisë Saudite, e treta e fazës së grupeve, pa u kualifikuar. Trajneri argjentinas kaloi gati katër vite në krye të skuadrës meksikane.

Luis Enrique (Spanjë): Kontrata përfundoi dhe nuk u rinovua. Dy ditë pas humbjes ndaj Marokut, u njoftua largimi. Ai ishte në detyrë për katër vjet, me një ndërprerje pesë mujore për shkak të vdekjes së vajzës së tij.

Louis van Gaal (Holandë): Një tjetër largim i pritur. Ai e ndërpreu pensionin në Algarve për t’u rikthyer në kombëtare, në gusht 2021, me synimin për t’u përgatitur për Kupën e Botës. Tashmë është publike se Ronald Koeman do të ishte pasardhësi.

Otto Addo (Gana): Kualifikimi për në fazën e 16-të, në grupin e Portugalisë, pasi dështoi, informoi se po rikthehet në Dortmund (ku stërvit talentet e reja), nga ku u largua në tetor 2021.

Carlos Queiroz (Iran): Njoftoi largimin një ditë, pasi humbi për pak kualifikimin e paprecedentë të iranianëve për në raundin e 16-të. Ai mori detyrën në shtator, në këtë periudhë të dytë në Iran (në të parën ishte nga viti 2011 deri në 2019), duke nënshkruar vetëm deri në fund të Kupës së Botës.

Roberto Martínez (Belgjikë): Kontrata po përfundonte dhe ai njoftoi se nuk do të vazhdonte menjëherë pas dështimit: belgët qëndruan në fazën e grupeve. Trajneri spanjoll kaloi gjashtë vjet në krye.

Gustavo Alfaro (Ekuador): “Kontrata përfundon dhe nuk vazhdon. Informacioni nuk është ende zyrtar, por të gjitha shenjat tregojnë në këtë drejtim. Trajneri argjentinas kaloi dy vjet në krye të ‘La Tri’.