
Tiranë- Debate të shumta janë regjistruar në seancën e sotme plenare në Kuvend.
Kryetari i PD Sali Berisha sapo ka hyrë në Kuvend ka pyetur me ironi se ‘ku janë hajdutët’ duke nëkuptuar këtu pjestarët e kabinetit të qeverisë ‘Rama’
Berisha: Sot, diskutohet këtu për buxhetin e vitit 2022. Cfarë ishte ky buxhet sipas të dhënave strikt zyrtare. Ishte buxheti i vjedhjes së 122 miliard lekëve nga këta që qëndrojnë pas shpinës time. Nuk është shifër që del nga opozita por nga institucioni i këtij vendi. Keni vjedhur 122 miliard lekë, 30% më shumë se të gjitha rrogat që merren në republikën e Shqipërisë. Keni vjedhur në 9 muajt e parë të vitit 2022. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet në Shqipëri. Keni vjedhur sepse nga 20 tendera sekretë që janë zhvilluar në 8 vite keni zhvilluar 280 tendera sekrete, keni vjedhur sepse 30% të tenderave i keni dhënë atij që keni dashtë pa garë. Keni vjedhur sepse 61% të tenderave ua keni dhënë atyre që ua kanë pru ofertën më të lartë. Ku janë hajdutët, pse nuk janë këtu. Kush i vjedh këto? Cili e bën këtë? Kush shet energjinë me 40 euro dhe e rishet me 150 euro. Këto i bëjnë? Më të bardha janë karriget pa to se me to.
Vazhdon të marrë çdo javë mijëra euro, vetëm se është kompania e Ramës. SKRAPI i artisë nuk guxon ta ndërpresë vjedhjen e Ramës dhe klanit të tij me djegësat. Keni vjedhur botën. 2.2 mld janë vjedhur me bitcoin nga ortaku i Olsi Ramës, Amant Josifi, bën kërdinë në Spanjë. Olsi Rama e përcolli në Dubai. Genti Xhixon, Olsi Rama e përcolli në Kubë me makinën e tij. Pse nuk rrinë këtu? Ku janë, e tmerrshme nga zonja janë transformuar në.. nuk ngopen në asnjë mënyrë. Shiko çfarë thotë kjo, po përcani veriun dhe jugun.