Transmetuar më 22-12-2022, 11:32

Ndarja e diskutueshme mes Wanda Narës dhe Mauro Icardit nuk ndalet së na dhëni tituj bombastikë. Mirëpo, duket se argjentinasja së bashku me avokaten e saj Ana Rosenfeld tashmë janë duke hartuar letrat, që do t’i japin fund martesës 8-vjeçare.

Në këtë mënyrë portali “Ciudad Magazine” ka zbuluar shifrën e tepruar që Wanda Nara mund të fusë në xhep pas ndarjes me futbollistin e Galatasaray. Sipas medias së sipërpërmendur, biznesmenja mund të marrë gjysmën e 100 milionë dollarëve të çiftit në total, ku do të përfshiheshin pasuri të paluajtshme, mallra dhe sende luksi.

L’attaccante è in prestito al Galatasaray dal Psg, con il quale ha un contratto fino al 2024.

Gjithashtu, gazetarja Estefi Berardi ka siguruar se Wanda Nara synon të marrë gjysmën e aseteve të përbashkëta, duke përfshirë të ardhurat e Icardit gjatë gjithë karrierës së tij.

Megjithatë, edhe pse 100 milionë dollarët janë gjendje për momentin, në llogarinë e ftit, Wanda kërkon edhe më tepër. Sipas gazetares Berardi, ajo synon të marrë edhe 20% të fitimeve të Icardit në vazhdim si futbollist, duke qenë se ka kontratë si menaxharja e tij. Ajo ka pranuar para rrethit të saj më të ngushtë: “Po vrasim veten për ato 20 milionë dollarë”.

Nuk është e vetmja luftë që ata kanë në pritje, pasi do të duhet të negociojnë edhe kujdestarinë e dy vajzave që kanë bashkë, Francesca dhe Isabella Icardi. Edhe pse ende nuk dihen detaje për këtë çështje, pritet që të jetë nëna, ajo që do të qëndrojë pranë tyre.