Transmetuar më 22-12-2022, 11:13

SHBA- Skandal në SHBA. Drejtuesit e lartë të Nike u dehën dhe ngacmuan seksualisht vartësit e tyre, ndërsa kompania injoroi akuzat për sjellje të pahijshme në vendin e punës, sipas dokumenteve gjyqësore të paraqitura në një padi 4 vite më parë kundër gjigantit të veshjeve sportive.

Edhe pse padia u ngrit në vitin 2018, dokumentet dhe emailet e përdorura si prova u bënë publike së fundmi. Midis këtyre dokumenteve janë disa letra nga punonjëset femra të kompanisë, të cilat e përshkruan mjedisin e punës në selinë në Oregon si një “klub meshkujsh” ku disa eprorë shfaqnin sjellje seksiste, dhe flirtonin vazhdimisht.

Një punonjëse pretendoi se ajo ishte dëshmitare e një skene shumë të papërshtatshme në palestrën e kompanisë që përfshinte një drejtues dhe vartësen e tij femër duke bërë seks oral.

Një tjetër punonjëse tregon se kolegët meshkuj e këshilluan që të “vishej më seksi”. Nuk mungojnë as prirjet e disa drejtuesve, të cilat deheshin gjatë udhëtimeve të punës dhe bënin gjeste të pahijshme.

Sipas New York Post, disa punonjëse femra në kompani kishin dërguar disa anonimë në vitin 2018 duke u kërkuar kolegeve femra të tregojnë incidentet e ngacmimit dhe diskriminimit në vendin e punës.

“Gratë që punojnë në këtë kompani ndihen të pafuqishme për të ndryshuar një mentalitet dhe mjedis që nuk ka aspak respekt për gratë”, sipas një punonjëse.

Mark Parker, presidenti aktual i Nike, u informua për ngjarjen në mars 2018. Në atë kohë ai ishte CEO i kompanisë.

Menjëherë pas kësaj, Parker njoftoi ndryshimet në menaxhimin e kompanisë dhe i dërgoi një email stafit të kompanisë duke i kërkuar falje punonjësve të Nike për përvojat e hidhura.

11 drejtues të rangut të lartë u larguan nga kompania dhe Nike bëri më shumë përpjekje për të përfshirë më shumë gra në nivelet më të larta të menaxhimit. Nga viti 2018 e deri më sot, përqindja e grave në postin e nënkryetareve në kompani është rritur nga 36% në 43%.