Transmetuar më 22-12-2022, 10:58

Bota është në ankth për Pelen. Gjendja e tij është përkeqësuar në orët e fundit, sipas mjekëve të spitalit “Albert Einstein” në Sao Paulo, ku “O’Rey” është shtruar prej disa kohësh. Legjenda braziliane sigurisht që do t’i kalojë Krishtlindjet në spital, por është pamja klinike ajo që shqetëson.

Buletini i lëshuar nga ekipi mjekësor, i cili kujdeset për Pelé, nuk lë vend për shumë shpresë. Flitet për "përparim të sëmundjes onkologjike" dhe "disfunksionim renal e kardiak", një situatë që kërkon trajtim të duhur dhe specifik.

Pas përgënjeshtrimeve të javëve të fundit, lajmi u konfirmua nga familja e “O’Rey”, e cila përditëson vazhdimisht situatën në rrjetet sociale përmes vajzës së tyre Kelly, por duke u përpjekur ta bëjnë këtë me një buzëqeshje:

"Ta transformojmë këtë dhomë në një sambadromë (po bëj shaka), le të bëjmë edhe kaipirinha (nuk po bëj shaka). Iu urojmë të gjithëve të festojnë një Krishtlindje me erë familjeje, plot fëmijë dhe SHUMË dashuri e shëndet!"