Transmetuar më 22-12-2022, 10:54

SARANDË- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur me helikopter mëngjesin e sotëm në Himarë. Kreu i qeverisë greke ka zhvilluar një vizitë në shkollën Omiros më pas ka vizituar dhe Kishën dhe është takuar me qytetarët në shëtitoren e Himarës. Banorët e kanë pritur me thirrje dhe flamuj grekë. “Greqi, Greqi…eja na mbulo edhe ne”. Në fjalën e tij, Para zyrës së Omonia-s, ka mbajtur një fjalim të shkurtër në greqisht kreu i saj Fredi Bejler. Më pas fjalën e mori kreu i qeverisë greke, Mitsotakis i cili shprehu falenderime para qytetarëve dhe përcolli një mesazh.

‘Faleminderit shumë për mikpritjen. Dua të dini që sot për mua është një ditë shumë e rëndësishme. Më kujtuat vizitën që bëri në këtë tokë Konstantinos Mitsotakis në vitin 1991’, tha ai.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis Mitsotakis, erdhi me një helikopter ushtarak, i cili u ul në orën 09:30 në fushën e sportit në Himarë. I pritur nga qytetarë të shumtë dhe mediat, Mitsotakis dukej i gëzuar në fytyrë. Ai u prit nga disa të rinj me tufa me lule. Kreu i qeverisë greke është shoqëruar nga peshëngritësi i njohur Pirro Dhima, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kreu i Omonias, Fredi Beleri. Mitsotakis pritet të zhvillojë një sërë vizitash në zonat në jug të Shqipërisë, ku edhe është vendosur minoriteti grek. Mitsotakis arriti në Himarë në bordin e një helikopteri ushtarak.