Transmetuar më 22-12-2022, 10:07

Itali- Mario Rogero, ndoqi dhe vrau në prill të 2022 dy grabitës të cilët hynë në dyqanin e tij dhe pasi lidhën vajzën e tij tentuan të arratiseshin me bizhutë e vjedhura.

Sipas avokatit, argjendari nga Italia është vënë në ndjekje të tre grabitësve të cilët kishin dalë nga dyqani i tij dhe qëlloi “për t’i vrarë, duke tejkaluar qëllimisht kufijtë e mbrojtjes së ligjshme”.

Videoja e kamerave të sigurisë tregon momentin kur grabitësit hynë në argjendarinë pasditen e 28 prillit. Tre grabitësit që kishin thika dhe një armë, e cila më pas rezultoi e rreme, kërcënuan se do të vrisnin 67-vjeçarin.

“Më vjen keq që ndodhi, por ose unë ose ata. Me dorën e djathtë hapa arkën dhe me të majtën një sirtar që e dija se kishte armën time”, tha argjendari pas arrestimit.

Sipas shkresave, argjendari që ka ndjekur grabitësit, ka qëlluar pesë herë, si pasojë e të cilit dy nga grabitësit kanë rënë të vdekur pak metra larg argjendarisë, ndërsa i treti është plagosur dhe është dërguar në spital.

Vihet re se biznesi i 67-vjeçarit kishte qenë edhe në shënjestër të grabitësve në maj të vitit 2015 kur dy grabitës, njëri prej të cilëve ishte maskuar si grua, e lidhën dhe e rrahën brutalisht.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd