Transmetuar më 22-12-2022, 09:21

Fier- Ka rënë në prangat e policisë, 40-vjeçari qe tentoi t’i vinte flakën një lokali në Fier.

Uniformat blu bëjnë me dje se i arrestuari është identifikuar me inicialet A.S.

Ky shtetas dyshohet se për motive të dobëta, ka hedhur pas mesnate, një sasi të vogël lënde djegëse, në lokalin e shtetasit S. M., dhe e ka ndezur atë.

Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur pjesa hyrëse e këtij lokali.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.