Transmetuar më 22-12-2022, 08:14

TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës, 17-vjeçari Elio Hamiti, që u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano. I mituri nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra pas përplasjes së ndodhur ditën e djeshme në Llogara.

Adoleshenti ishte duke kaluar rrugën dhe po shkonte drejt stacionit të autobusit nga fusha e futbollit. Ai u godit me makinë nga ish-kryebashkiaku Vasil Bollano. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë tepër e fortë dhe i riu është dërguar menjëherë në spital.

Vasil Bollano ka deklaruar se i riu është hedhur përpara makinës, por duket se ky version nuk i ka bindur ekspertët e policisë të cilët kanë kryer analizën e ngjarjes. Ndaj dhe shoqëruan Bollanon në Komisariat.

I mituri ishte nisur të shkonte te gjyshja pasi donte ta shoqëronte atë gjatë natës sepse kishte frikë të flinte vetëm.

Ekspertiza do të nxjerri më pas nëse është respektuar apo jo shpejtësia e lejuar.