Transmetuar më 22-12-2022, 07:45

TIRANË- Regjisori Altin Basha tregoi mbrëmjen e djeshme se ka hequr dorë nga qëndrimi fillestar për teatrin pasi projekti i ri mundësonte më shumë të mira për artistët. Deklarata e tij nuk u prit mirë nga regjisori Kastriot Çipi i cili qeshte ndërsa Basha arsyetonte qëndrimin e tij.

“Po qesh sepse thotë ne morëm një vendim. Po cilët jeni ju që keni marrë një vendim,” – u shpreh Çipi, i cili sipas Bashës po fliste me tone të larta.

Nga këtu nisi dhe një debat i fortë në studion e “Now me Erla Mëhillin”. Ndërsa Basha i sugjeronte të ulte tonin, Çipi i drejtohej duke thënë drejtor je në teatër e jo në studio.

“Drejtor ke qenë dhe ti,” – i tha Basha.

“Po pra drejtor, por s’kam firmosur për shembje teatri unë,” – iu kthye Çipi.