Transmetuar më 21-12-2022, 20:10

Tiranë- Ka nisur me sherr mes demokratëve seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë.

E gjitha nisi pasi koha e mbështetësve të Sali Berishës ishte llogaritur si deputetë jashtë grupeve parlamentare, vetëm 3 minuta nga 10 që marrin kolegët e tyre.

Flamur Noka ka kërkuar nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla dokument se përse nuk e cilësonte pjesë të grupit, duke e paralajmëruar për padi edhe në Gjykatë Kushtetuese.

Por teksa Noka përplasej me Nikollën, një debat tjetër nisi me Tritan Shehut dhe Enkelejd Alibeajt.

Më pas, Noka dhe të tjerët bllokuan Foltoren e Kuvendit, por përplasjet mes “bluve” nuk u ndalën me aq, pasi gati në përplasje fizike shkoi edhe sherri mes Gazment Bardhit dhe Luan Baçit.

Për të qetësuar gjakrat, Nikolla kërkoi pushim.

Aktualisht deputetët po diskutojnë për projektligjin për vreshtarinë dhe verën.

Sot do të vendoset për projektvendimin për emërimin e një anëtarët të Gjykatës Kushtetuese, atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.

Në rend të ditës janë dhe disa marrëveshje të fushës financiare si ai për ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, ratifikimi i marrëveshjes së huasë, me Fondin Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafa e Plloçë, ai për aderimin në iniciativën e përbashkët për rregulloren e brendshme për shërbimet e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe ai për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi pritet të miratojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” dhe atë “Për titujt e nderit dhe titujt vendore të nderit në Republikën e Shqipërisë”.

Në rendin e ditës së seancës së sotme është dhe projektvendimi “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për lnformimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të shtetit”.