Transmetuar më 21-12-2022, 19:05

VLORË- Shoqërohet në Polici ish kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano. Bollano ka aksidentuar një të mitur në Llogara. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17.00 të pasdites, teksa po kalonte në rrugë. Menjëherë i mituri është dërguar në spital, ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore, por nuk dihen detaje të tjera lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë që nga Policia e Vlorës, 66-vjeçari Bollano është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, ku edhe po jep versionin e tij lidhur me ngjarjen e ndodhur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit, shtetasi V. B, u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.