Transmetuar më 21-12-2022, 17:42

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e 30 nëntorit të këtij viti, kur u dhunua Drejtori i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Edmir Përndreca.

Pesë persona janë shoqëruar në polici si autorë të dyshuar për ngjarjen dhe për tre prej tyre është prerë flet arresti.

Ata janë ndaluar në orët e para të mëngjesit me urdhër të Prokurorisë së Lezhës, e cila pas hetimeve identifikoi dhunuesit, emrat e të cilëve nuk janë bërë ende të ditur.

Drejtori i OSHEE-së, Edmir Përndeca u dhunua fizikisht mbrëmjen e 30 nëntorit në Tale të Lezhës. Përndreca ishte ndjekur nga autorët dhe më pas është goditur me sende të forta.

Edmir Përndreca është emëruar drejtor i Njësisë së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë prej më shumë se 1 viti, ndërsa ka një karrierë të gjatë pune si inxhinier pranë këtij institucioni.