Transmetuar më 21-12-2022, 15:20

TIRANË- Këngëtari Klajdi Musabelliu i cili ka qenë pjesëmarrës në Festivalin e Këngës 7 vite më parë, ka publikuar një video me momente nga performanca e tij e cila solli edhe përjashtimin e tij nga finalja e madhe. Në postimin e publikuar në Tik Tok shkruan se i shkatërruan jetën artistike, sociale dhe familjare, teksa shton se nuk dëshiron që kjo gjë të përsëritet edhe këtë vit me artistët pjesëmarrës, ku veçoi këngëtaren Albina Kelmendi.

“Ju a kam "falur" qe me keni vrare artistikisht, psikologjikisht, emocionalosht, shpirterisht. 7 vjet me pare, me "justifikimin" se meqenese kendova refrenin kur me ktheu salla, me perjashtuat nga finalja dhe festivali. Ju a kam falur edhe paragjykimet politiko-idioto-sportivo-kefeisto-lepirese qe bete. Perpiqem cdo dite t’ja fal edhe ER, IM, MK, qe kontribuan ne prishjen jo vetem te jetes sime artistike, por edhe asaj sociale, familjare… Uroj mos ta beni te njejtin gabimi sot me @kelmendialbina PS Marr shkas nga mesazhi i trasmetuar nepermjet intepretimit te Margarita Xhepes ne Festival. Faleminderit per mirekuptimin, ju dua shume”, shkroi Musabelliu.

Në vitin 2008, Klajdi Musabelliu u shkarkua nga kryeministri Edi Rama, pasi ishte emëruar me detyrë në Agjencinë e Burimeve Natyrore. Pas shkarkimit nga puna, këngëtari u larguar drejt Italisë.

@klajdimusabelliu83

Ju a kam "falur" qe me keni vrare artistikisht, psikologjikisht, emocionalosht, shpirterisht… 7 vjet me pare, me "justifikimin" se meqenese kendova refrenin kur me ktheu salla, me perjashtuat nga finalja dhe festivali. Ju a kam falur edhe paragjykimet politiko-idioto-sportivo-kefeisto-lepirese qe bete. Perpiqem cdo dite t'ja fal edhe ER, IM, MK, qe kontribuan ne prishjen jo vetem te jetes sime artistike, por edhe asaj sociale, familjare… Uroj mos ta beni te njejtin gabimi sot me @kelmendialbina PS Marr shkas nga mesazhi i trasmetuar nepermjet intepretimit te Margarita Xhepes ne Festival. Faleminderit per mirekuptimin, ju dua shume ?

♬ suono originale – Klajdi Musabelliu

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd