
Tiranë- Këngëtarja e njohur, Elsa Lila është rikthyer në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH pas 25 vitesh mungesë.
Mbrëmja e dytë e festivalit ka kulmuar edhe me rikthimin e këngëtares së njohur, pas problemeve që pati me drejtë pati me drejtësinë italiane, më herët këtë vit.
Lila ka qëndruar e heshtur para performancës së saj, por moderatorja e njohur Arbana Osmani, u shpreh se kënga “Evita” me të cilën ajo merr pjesë në festival, i dedikohet së bijës që mban këtë emër.
Evita, është gjithashtu e pranishme në Pallatin e Kongreseve. Këngëtarja është edhe autore e tekstit prekës ku shpreh pritjen e gëzimin për lindjen e së bijës.
Ajo zgjodhi për këtë performancë dirigjentin italian Enrico Melozzi, që siç nënvizoi Osmani, vjen nga Sanremo.
Publiku i Festivalit të Këngës e mirëpriti këngën e saj dhe e shpërbleu me duartrokitje.