Transmetuar më 21-12-2022, 13:08

SERBI- Kosova ka njoftuar se do të pajiset me dronë Bayraktar TB2. Ka reaguar menjëherë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Në një vizitë në Azerbajxhan, Vuçiç u shpreh i revoltuar ndaj Turqisë duke thënë se kjo do të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve. Sipas mediave serbe Vuçiç gjithashtu u shpreh se shpreson që së shpejti do të mund të mburren me një numër të konsiderueshëm të dronëve kamikazë dhe avionëve të tjerë

“Nuk është as lajm i lehtë dhe as i mirë për ne dhe kjo do të ndikojë në marrëdhëniet tona, edhe pse ne e respektojmë shumë presidentin Erdogan. Më mirë të flasësh një mijë ditë sesa të shkosh në luftë një ditë”, tha Vuçiç.

Po ashtu Vuçiç gjatë deklaratës së tij nga Azerbajxhani u shpreh se, Gjermania dëshiron dominim të plotë në Ballkan. Ai shtoi se ushtria serbe është dhjetë deri në pesëmbëdhjetë herë më e fortë se dhjetë vjet më parë.