Transmetuar më 21-12-2022, 11:38

Reperja e njohur Tayna përveç muzikës, iu qëndron afër ndjekësve dhe fansave të saj përmes postimeve në rrjetet sociale. Por së fundmi ajo ka ndarë një mesazh ndryshe nga herët e tjera për ta, duke iu dhënë motivim.

“Të gjithë kanë momentet e tyre të këqija, edhe ata me vetëbesimin më të madh. Por mëso të mos jesh i ashpër me veten dhe gjithmonë ki besim se gjithçka që po ndodh është për të mirën tënde, pavarësisht se sa e vështirë është për tu besuar. Më e rëndësishmja, besoni në vete! Opinioni yt për veten është i vetmi opinion që ka rëndësi në fund të ditës sepse është jeta jote. Ju dua të gjithëve dhe jam e lumtur t’ju kem ndihmuar në ndonjë mënyrë”– shkruan Tayna.

Reperja e famshme, Tayna mori vëmendje të madhe që në fillim me këngën “Columbiana”, duke marrë miliona klikime në Youtube.

Më herët, ajo ka publikuar një video në Instagram, ku tregon pak nga përditshmëria e saj mjaft e zënë me projekte. Në video, ajo tregon se si ka zhvilluar tre koncerte së fundmi dhe ka fjetur shumë pak orë gjumë.

“Tiranë-Jalë-Zurich me vetëm disa orë gjumë dhe pa kohë për të ngrënë. Mirë se vini në përditshmërinë time”, shkroi ajo krah videos.

Kujtojmë se Tayna sjell herë pas here këngë që menjëherë shndërrohen në hit. Së fundmi, ajo ka sjellë disa projekte muzikore si “Teket”, “Valle”, “Pijetore” etj.

Së fundmi, ajo ka publikuar edhe një ‘freestyle’ ku nuk i ka kursyer disa ‘thumbe’ për disa artistë.