Transmetuar më 21-12-2022, 11:41

Që finalja e Kupës së Botës në Katar mes Argjentinës dhe Francës ishte spektakolare e historike, kjo u pa dhe u përjetua në minutat e lojës, deri pas fishkëllimës së fundit të kryesorit polak, pior dhe ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Ama, që finalja e këtij turneu botëror futbollistik mund të ishte edhe një rekord në media e në rrjetet sociale, ndoshta nuk pritej. Jo aq shumë, të paktën.

Një tjetër e dhënë vërtet e çmendur ka mbërritur në këto orë dhe ka të bëjë me bisedat (mesazhet) e çastit në WhatsApp. Për ta zbulua rekordin në fjalë mendoi vetë kreu i këtij rrjeti social komunikimi, Mark Zuckerberg, i cili shkroi në Instagram:

"Mesazhi i Messit pas fitimit të Kupës së Botës tani është me më shumë pëlqime në historinë e Instagramit. Edhe Whatsapp ka arritur një rekord të të gjitha kohërave me 25 milionë mesazhe në finalen mes Argjentinës dhe Francës”.

Dhe nëse thuhet nga krijuesi i Facebook-ut, por edhe pronari i Instagram-it e Whatsapp-it, është për t’u besuar. Finalja e “Katar 2022” është e destinuar të mbetet në histori, jo vetëm prej futbollit…

View this post on Instagram

A post shared by Mark Zuckerberg (@zuck)