Transmetuar më 20-12-2022, 22:29

GREQI- Një sasi prej 700 kg kanabis duket se ka futur në telashe mjaft persona. Pas vrasjes se dy shqiptarve 2 ditë më parë në Greqi dhe 49-vjeçarit Edmond Papa pak ditë më parë në Tiranë, duket se dhe një tjetër “fajtor” është ndëshkuar.

Mediat greke bëjnë me dije se në 24 orët e fundit është zhdukur edhe një tjetër person me origjinë shqiptare i quajtur Leonardo, i cili ka pasur marrëdhënie mjaft të afërta me dy viktimat e atentatit mafioz në Greqi.

Dyshohet se ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin. E po ashtu nuk përjashtohet fakti se do të ketë të tjera eliminime nga rivaliteti mes bandave për kanabisin e humbur.

Dy shqiptarët Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Oraganja u vranë në Greqi me 7 plumba mbrëmjen e të dielës. Vetëm disa ditë para tyre u ekzekutua biznesmeni Edmond Papa në Tiranë.