Transmetuar më 20-12-2022, 21:14

Greqi- Aktori i njohur grek, Orestis Giovas në një intervistë për mediat greke ka treguar hapur tërheqjen e tij ndaj seksit mashkull. Ai shpjegoi se seksualitetin e tij filloi ta kuptojë që në moshë shumë të vogël diku tek 8-10 vjeç.

Gjatë intervistës dhe duke folur për lidhjet e tij romantike, Giovas zbuloi: “Në shoqërinë time kisha shumë njerëz që janë homoseksualë. E them këtë sepse kam bërë seks vetëm me burra që ishin miqtë e mi dhe jo të huaj. Miq të mirë, me të cilët ndjeja një siguri.

Edhe tani nuk mund të flirtoj me një djalë të panjohur. Dua të them, nuk shoh një djalë në një lokal dhe flirtoj me të. Në përgjithësi, nuk dua gjëra të errëta në mendjen time dhe në jetën time. Unë preferoj t’i eksploroj ato.”

Duke qenë aktor i njohur Orestis Giovas foli edhe për komentet negative që mori kur zbuloi seksualitetin e tij: "Një koment ishte ‘turp, sepse djali im të kishte model’”, por padyshim tregoi se kishte edhe mesazhe pozitive.