Transmetuar më 20-12-2022, 20:39

TIRANË- Blogerja Armina Mevlani ndan foto të reja nga dasma.

Më 25 shtator, Armina Mevlani dhe partneri, Shkëlzen Berisha i dhanë fund beqarisë, duke organizuar një dasmë madhështore. Ata ftuan mbi 300 persona, mes të cilëve ishin personazhe të ndryshëm nga politika, ekrani dhe muzika.

Mediat rozë shkruan shumë gjatë për dasmën, duke e cilësuar edhe si eventin e vitit. Mirëpo, Armina vazhdon të ndaj kujtime nga ky moment i rëndësishëm.

Pak minuta më parë, ajo ka postuar në Instagram disa foto të papublikuara me shoqërueset, të cilat janë edhe shoqet e saj më të mira.

“Kujtime të bukura që do t’i mbaj përgjithmonë me shoqërueset/shoqet e mia më të mira”, ka shkruar Armina përkrah fotove.