Transmetuar më 20-12-2022, 19:28

Kavajë- Ngjarje e frikshme në Kavajë.

Një 32-vjeçar ka rënë nga ballkani i banesës së tij, pasi stuktura është shembur pjesërisht.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5.

I riu, i identifikuar me inicialet I.H., është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.