Transmetuar më 20-12-2022, 18:42

Pogradec- Helmohen pasi ngatërruan shishen e uthëllës me atë të helmit burrë e grua në Pogradec.

Burrë e grua, përkatësisht B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, kanë konsumuar të dy padashje lëndë kimike helmuese. Pas kësaj ata janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, në gjendje të rëndë për jetën.

Deri më tani nuk ka detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore, e me mënyrën sesi e konsumuan lëndën helmuese. Ata kanë rrëfyer se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht pasi e kishin ngatërruar lëndën helmuese (herbicid) me shishen e uthullës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.