Transmetuar më 20-12-2022, 17:16

Një bandë e trafikut të drogës prej 24 personash është goditur nga autoritetet italiane.

Në fillim është identifikuar një grup që shiste lëndë narkotike në zonën pyjore të Brizanës. Bëhej fjalë për grupe droge afrikano-veriore që veç lëndës narkotike kishin edhe armë të ftohta dhe armë zjarri.

Pas goditjes së bandës u bë i mundur edhe zbulimi i plotë i strukturës, nga ata që merreshin me furnizimin. Sipas mediave italiane grupi përbëhet nga shqiptarë dhe marokenë.

Droga, e llojeve kokainë, heroinë dhe kanabis ishte aksesueshme dhe në shitje 24 orë në ditë. Aktiviteti kriminal nuk është ndërprerë as në kohën e pandemisë.